Këngëtari Korab Shaqiri, në mesin e nëntë kompozitorëve ndërkombëtarë në ‘Sacrarium’ (dokument)

30 korrik 2021 | 16:54

Vepra “I miri i motrës – Sister’s beloved brother”, e këngëtarit Korab Shaqiri, është përzgjedhur në mesin e nëntë veprave të kompozitorëve ndërkombëtarë në festivalin “Sacrarium” që është mbajtur më 9 korrik në Ukrainë.

Vlerësimin final të jurisë për festivalin “Sacrarium” e ka publikuar në “Facebook” babai i Korabit, Ilir Shaqiri.

“Sapo arriti vlerësimi final i jurisë për festivalin ‘Sacrarium’, të kompozitorëve ndërkombëtarë, që u mbajt me 9 korrik 2021, në Ukrainë…”, ka shkruar këngëtari Ilir Shaqiri.

Para disa muajsh Këngëtari Korab Shaqiri ka konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.

Në mesin e nëntë veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia, juria ka përzgjedhur edhe veprën e Korab Shaqirit “I miri i motrës” (Sister’s beloved brother).

Kjo vepër ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe është interpretuar në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Olimpiadën e Tokios spikatën garat e notit me Tatjana…