Këngëtarja Donna Dafi, imazh i galapremierës së markës së re të parfumit “DAVIDOFF COOL ELIXIR”

26 maj 2025 | 17:16

Artistja e njohur Donna Dafi ka depërtuar me sukses edhe në industrinë e parfumerisë, duke u bërë imazh i disa prej brendeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Gjatë kësaj jave, ajo ishte fytyra kryesore e galapremierës së parfumit më të ri të markës Davidoff, të quajtur “Cool Elixir”.

Ngjarja ekskluzive u mbajt në Berlin të Gjermanisë, e cila u prit si një mbretëreshë nga pronaret e markës Davidoff, duke u vlerësuar jo vetëm si imazhi zyrtar, por edhe si folësja kryesore e mbrëmjes.

Vlen të theksohet se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm me Davidoff. Donna Dafi pritet të vazhdojë partneritetin me këtë markë të njohur në projekte të tjera të ardhshme.

Ndërsa sa i përket industrisë së brendeve të tjera, vlen të përmendet se Dafi është imazhi zyrtar i parfumit “Escada” për vitin 2025.

Paraqitja e saj në galapremierë mori vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, ku fansat komentuan me entuziazëm veshjen elegante dhe të tejdukshme, që theksonte hijeshinë dhe linjat e saj trupore, duke e bërë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atmosferë madhështore, emocione të forta dhe momente të paharrueshme karakterizuan…