Këngëtarja e famshme kapet mat me të dashurin e ri

01 shtator 2021 | 14:06

Këngëtarja me famë botërore, Adele, është fotografuar së fundmi me të dashurin e saj të ri, Rich Paul, në Los Angeles. Fotot e çiftit u shkrepën pas një darke romantike që kishin të hënën mbrëma, shkruan “Page Six”.

Siç shihet edhe nga fotot, 33-vjeçarja ishte veshur shumë elegante me një golf të zi, me një minifund me kuadrate, çorape të zeza dhe çizme të zeza deri në gju. Ajo gjithashtu mbante një maskë të zezë për shkak të pandemisë. Flokët i kishte kapur poshtë, duke nxjerrë në pah fytyrën dhe vathët prej ari.

Nga ana tjetër, 39-vjeçari kishte veshur një palë xhinse, një xhaketë sportive me kapuç dhe një bluzë të bardhë poshtë. Ai gjithashtu mbante një maskë në fytyrë.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja e shumë hiteve botërore ka ndjekur një dietë të veçantë kohët e fundit. Thuhet se ajo humbi 100 kilogramë pasi ndoqi dietën “sirtfood”.

Dieta fokusohet tek proteinat që mund të gjenden në ushqime të tilla si lakra jeshile, vaj ulliri ekstra të virgjër, matcha, boronica dhe rukola.

Menjëherë pas transformimit, Adele filloi të shoqërohej me Paulin, i cili është një agjent i njohur sportiv që përfaqëson klientë të profilit të lartë si LeBron James.

Pasi ra në peshë, këngëtarja e famshme kapet mat me tëPasi ra në peshë, këngëtarja e famshme kapet mat me tëPasi ra në peshë, këngëtarja e famshme kapet mat me tëPasi ra në peshë, këngëtarja e famshme kapet mat me tëPasi ra në peshë, këngëtarja e famshme kapet mat me të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëqindeshtatë persona, kryesisht shqiptarë janë arrestuar gjatë një dite aksioni…