Këngëtarja Enkelejda Arifi i bashkohet iniciativës që lulëkuqja të bëhet simbol i unifikuar i gjenocidit

06 janar 2023 | 17:51

Enkelejda Arifi, këngëtare e njohur me origjinë nga Çamëria ka mbështetur nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” në një mënyrë tejet të veçantë.

Në rrjetin social “Facebook”, ajo ka vendosur lulëkuqen e dizajnuar nga Adnan Asllani si foto të profilit të vet dhe ka shkruar:

“TUNGJATJETA, edhe unë si bijë e krahinës së Çamërisë e cila ka përjetuar në formën më mizore gjenocidin dhe si pasojë e tij ende sot jeton larg shtëpive të tyre të shndërruara në gërmadha, mbështes me forcë këtë nismë të Qendrës”Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht artisten e mirënjohur Enkelejda Arifi, për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe tejet prekës, sepse vjen nga një mbijetuar e gjenocidit që Greqia ka kryer kundër shqiptarëve në Çamëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedë me Ali Aliun (1) (Prishtinë, 19.12.1999, në shtëpinë e…