
Këngëtarja kosovare “kopjon” modelen e famshme, pozon me bikini në dëborë
30 janar 2022
| 13:11
Flaka Krelani ka kopjuar supermodelen me famë botërore, Kendall Jenner. Këngëtarja kosovare, e cila së fundmi është shpërngulur përfundimisht në Shtetet e Bashkuara, ka pozuar mes dëborës.
Krelani ka sfiduar të ftohtin pasi shfaqet me bikini dhe me një palë çizme.
Pak ditë më parë, dhe modelja Kendall Jenner bëri xhiron e botës me fotot me bikini që ndau në rrjete sociale. Ajo shkruante se vendosi ta bënte këtë sepse ia kishte sugjeruar Wim Hoff.
62-vjeçari, i cili njihet edhe me emrin “The Iceman”, i famshëm për aftësinë e tij për t’i bërë ballë temperaturave të ftohta.