Këngëtarja nis pushimet në Maldive, ekspozon asetet

06 janar 2026 | 12:35

Nicole Scherzinger ndezi imagjinatën gjatë fundjavës, teksa ndau një sërë fotosh provokuese me bikini nga pushimet e saj nën diell në Maldive, së bashku me të fejuarin e saj Thom Evans.

Këngëtarja 47-vjeçare vuri në pah format e saj mbresëlënëse me një bikini me motive, që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata dhe linjat trupore, ndërsa shijonte kohën në një plazh piktoresk.

Image

Ish-anëtarja e Pussycat Dolls tregoi gjithashtu se si e ruan trupin e saj të tonifikuar, duke ndarë një video ku stërvitej fort teksa provonte artin luftarak Muay Thai, shkruan “Daily Mail”.

Duke pozuar përpara oqeanit mahnitës blu të kristaltë, Nicole veshi një sytjena sportive të ngushtë dhe geta palestër për stërvitjen intensive.

Image

Ajo u dha fansave edhe një vështrim të shkurtër të të fejuarit Thom, i cili shfaqi gjoksin e tij të formuar teksa shtrëngonte muskujt në një video lozonjare.

Duke i shoqëruar fotot me një mbishkrim, Nicole u dërgoi ndjekësve urimet e saj për vitin 2026, duke shkruar:

“Shpresoj që të gjithë ta kenë nisur bukur Vitin e Ri. E hëna e parë, duke mësuar diçka të re, Muay Thai.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesnur Ismajli shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Elena…