Keni hyrë në të pesëdhjetat dhe nuk ndiheni mirë me veten? Deklarata e aktores së njohur do ju bëj të ndërroni mendje!

08 qershor 2026 | 15:22

Aktorja dhe komediana amerikane Tina Fey foli në mënyrën e saj karakteristike të zgjuar rreth plakjes dhe ndryshimeve që vijnë me hyrjen në të pesëdhjetat, duke e krahasuar atë periudhë jetësore me “pubertetin e përmbysur”. Në një intervistë të kohëve të fundit, ajo foli hapur për sfidat e moshës së mesme, duke theksuar se trupi kalon nëpër ndryshime të shumta që shumë gra nuk i prisnin.

“Ndjej sikur është si puberteti i kundërt. Trupi yt fillon të ndryshojë dhe të shëmtohet në mënyra të reja. Kur je 12 ose 13 vjeçe, pyet veten pse je kaq i shëndoshë. Dhe tani pyet veten pse lëkura jote është si letër”, tha Fey, duke shtuar se humori është një nga mënyrat më të mira për t’u përballur me procesin e plakjes. Aktorja theksoi se menopauza dhe ndryshimet që vijnë me moshën ende nuk flitet mjaftueshëm hapur, prandaj shumë gra habiten nga ndryshimet fizike dhe emocionale që i shoqërojnë ato. Sipas saj, është e rëndësishme të normalizohen bisedat rreth temave që shpesh konsiderohen të pakëndshme ose tabu.

Fey theksoi se me kalimin e viteve ajo ka fituar më shumë vetëbesim dhe është më pak e ngarkuar nga mendimet e të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se procesi i plakjes është i lehtë. “Çdo fazë e jetës sjell sfidat e veta, dhe të pesëdhjetat nuk bëjnë përjashtim”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modele dhe aktore e njohur në Argjentinë dhe jo vetëm,…