Kepi i Gjelbër shkruan histori në Botërorin 2026, eliminon Uruguain dhe siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt
Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka realizuar një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, duke siguruar kualifikimin historik në fazën e eliminimit direkt, në paraqitjen e saj të parë ndonjëherë në një Botëror.
Afrikanët e nisën turneun me një barazim 0:0 ndaj Spanjës, më pas morën një tjetër barazim spektakolar 2:2 kundër Uruguait, ndërsa në ndeshjen vendimtare të grupit barazuan 0:0 me Arabinë Saudite. Me tri barazime në po aq ndeshje, Kepi i Gjelbër grumbulloi tri pikë, të mjaftueshme për të përfunduar në vendin e dytë të Grupit H pas Spanjës dhe për të siguruar biletën për në fazën e eliminimit direkt, duke lënë jashtë garës Uruguain.
Historia e Kepit të Gjelbër është ndër më të bukurat e këtij Botërori. Edhe pse nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje, kombëtarja afrikane tregoi organizim, disiplinë dhe karakter të jashtëzakonshëm, duke fituar respektin e tifozëve në mbarë botën.
Ky është futbolli. Ndonjëherë nuk fiton asnjë ndeshje, por arrin të shkruash histori.



