Keqpërdor identitetin e një klienti të bankës në Ferizaj, tërheq një shumë të madhe parash

24 nëntor 2021 | 10:31

Policia e Kosovës po heton një rast në Ferizaj ku një menaxher i një banke ka njoftuar se një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, më 17 nëntor.

“Ankuesi mashkull kosovar-menaxher i bankës, më 23.11.2021 ka raportuar se një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash”, thuhet në raport.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fondacion është krijuar për familjet shqiptare të prekura nga…