Kerasan fiton Kupën në Superligën U16

15 prill 2025 | 15:14

Kerasan është fitues i Kupës së Kosovës për Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve.

Skuadra prishtinase shënoi fitore në finale ndaj Boreas në Pejë me rezultat 73:70.

Medaljet për skuadrat finaliste i ndan Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci dhe Anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli.

Kupën skuadrës fituese ia ndau Rraci, derisa MVP është shpallur Blin Aliu i Kerasan-it, çmim që iu nda nga Kasapolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së…