
Kërçeli i VV-së: Nuk ka ndryshuar asgjë situata nga 15 prilli, opozita s’është e gatshme për zgjedhje
19 prill 2025
| 14:08
Deputeti Ilir Kërçeli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar në lidhje me situatën e sapo krijuar në Kuvend.
Ai tha se nuk është e vërtetë se ministrat sot kanë dorëzuar ndonjë mandat- pasi at ai kanë dorëzuar ato më herët tek kryeministri Kurti e ato janë përcjellur më herët, pra sot s’është dorëzuar asgjë.
Sipas Kërçelit pati vetëm një vonesë në formimin e institucioneve dhe asgjë tjetër.
“Siç duket ndikoj shumë përmendja e zgjedhjeve, siç duket opozita s’janë të gatshëm për zgjedhje e nuk ju treguam që jemi të gatshëm e kjo i bëri të ndryshohen e të deklarohen”, shtoi Kërçeli.
“Sot s’është dorëzu ndonjë dokument”.