Kërcënim, sulm e të shtëna me armë në një lokal në Pejë

09 prill 2026 | 09:27

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanosjes e lëndimit trupor që ka ndodhur në Pejë.

Në raportin e PK-së bëhet me dije se një person ka kanosur të pranishmit në një lokal, dhe ka sulmuar një person tjetër aty, duke i shkaktuar lëndime.

I dyshuari, shton Policia, ka shtënë me armë zjarri duke dëmtuar xhamat e lokalit.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /KANOSJE /LËNDIM TRUPOR

Pejë / 08.04.2026 – 00:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia në raportin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë…