Kërcënimi me bombë në Kuvend ishte i rrejshëm, thotë prokurori

05 korrik 2025 | 15:09

Një kërcënim me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ka qenë i rrejshëm, njoftoi prokurori që e hetoi rastin.

Duke folur për gazetarë pranë ndërtesës së Kuvendit, prokurori Zejnullah Gashi tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.

“Kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket për rezultatet në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Me gjithë respektin profesional, ndaj veprimeve operative…