Kërcënohet kryetari i Kllokotit

05 dhjetor 2018 | 14:10

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dy perona e kanë kanosur verbalisht kryetarin e Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Kryetari i Komunës së Kllokotit ka raportuar se më 3 dhjetor është kanosur verbalisht nga dy persona të dyshuar S. J. dhe Z. J. (babë e bir), që të dy nga fshati Grncar i Kllokotit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e tyre operative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast. “Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore, është konstatuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…