Kërcënohet Papa Françesku, i dërguan një zarf me tre plumba

09 gusht 2021 | 17:16

Papa Francesku është kërcënuar me tre fishekë.

Një zarf me tre fishekë ishte nisur për Papa Françeskun dhe u konfiskua nga Policia  në zyrën postare të Milanos, ku edhe u zbulua se brenda saj kishte tre plumba.

Emri i dërguesit nuk ishte në zarf, por e vetmja gjë që dihet është se vendi i dërgimit të pakos është nga Franca.

Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë. /albeu.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një…