Kërçovën duhet ta fitojë Ali Ahmeti e jo Hristijan Mickoski

30 tetor 2025 | 08:21

Kërçova është nyja e Gordit e balotazhit në fushatën zgjedhore të 2 Nëntorit 2025!

Të gjithë e dijmë se në garë për Kryetar të Kërçovës në nivel lokal janë Fatmir Dehari dhe Aleksandër Jovanovski! Por kombëtarisht në garë për Kryetar në Kërçovë janë duke u ndeshur dy figura tashme të njohura jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski!

A do të lejojë populli shqiptar i asaj krahine famëmadhe, që pasardhësit e UÇK-së të mos e fitojnë Kërçovën?

Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të ulet flamuri i Kombit me stemën e UÇK-së dhe të largohet i poshtruar nga Selia e Kryetarit të Komunës së Kërçovës!

Prandaj me të drejtë konstatojmë se:

Beteja për Kërçovën është mitike!

Beteja për Kërçovën është historike!

Beteja për Kërçovën është ndeshje epokash dhe historish!

Beteja për Kërçovën është arena për fitoren e PLISIT!

Beteja për Kërçovën është e ardhmja e lirë e SHQIPONJAVE që fluturojnë lartë në kaltërsi!

Fitorja historike në Kërçovë e Ali Ahmetit përballë Hristijan Mickoskit, nderon Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, nderon gjakun e derdhur për liri të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, nderon miliona ditë dhe shekuj burg të ish-të burgosurve politik, që u dergjen nëpër kazamatet famkqija të Idrizovës, Shutkës, etj.!

Shqiptarët duhet ta udhëheqin e ta drejtojnë Kërçovën!

Të gjithë shqiptarët duhet të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Ali Ahmetin e Fatmir Deharin!

Të gjithë duhet ta dijnë se familja, fisi, krahina dhe Atdheu nderohen duke e hedhur votën për shqiptarët kudo që ata garojnë në çdo vend, por në Kërçovë në veçanti!

Shqiptar e shqiptare,

Vëllezër e motra,

Nga Kosova ju bëjmë thirrje dilni e votoni, votone Udhëheqësin e madh e të lavdishëm të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetin dhe kandidatin për Kryetar për Kërçovën Fatmir Deharin!

Kërçovën duhet ta fitojë Ali Ahmeti e jo Hristijan Mickoski!

Kërçovën duhet ta fitojë Fatmir Dehari e jo Aleksandër Jovanovski!

Kërçovën duhet ta fitojë AKI e jo VMRO!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 30 Tetor 2025!

#followers

#highlights

@highlight

#TopFans

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,…