Kërçuki ndjen keqardhje për situatën e krijuar në “Pressing”, ofendimin e Gërvallës e quan nivel të saj

12 nëntor 2025 | 01:07

Sqarim për situatën e krijuar sonte në “Pressing”

Ndjej thellësisht keqardhje për situatën e krijuar sonte në “Pressing”. As nuk ishte e nxitur, e aq më pak e dëshiruar nga ana ime. Të gjithë mysafirët janë njoftuar për panelistët që i kanë në studio qysh në mesditë, ashtu sikurse edhe për temën e debatit: pretendimet e PDK-së për keqpërdorimin e votave në Mitrovicë. Zhvillimi i debatit pastaj është edhe në duart e të ftuarve, po aq sa në timen. Sonte shkoi keq dhe ndjej keqardhje. Tash që po e shkruaj këtë sqarim, po shoh që ministrja Donika Gërvalla më paska quajtur rrugaç – njëjtë sikurse edhe televizionin! Zonja Gërvalla, para disa muajsh, me kërkesën e saj, ka ardhur pikërisht në emisionin tim. E kam trajtuar denjësisht, sikurse çdo të ftuar tjetër. Të njëjtën hapësirë, sikurse ajo e ka pasur në javën vendimtare të zgjedhjeve, e ka pasur edhe Faton Peci, si kandidat për kryetar të Mitrovicës. Të njëjtën hapësirë do ta kenë edhe në të ardhmen; “Pressing” nuk është platforma ime personale, por e publikut të cilit i drejtohet. Sa për ofendimin që e bën zonja Gërvalla, personalisht nuk e ndjej të nevojshme t’i përgjigjem. Ky është niveli i saj — dhe në atë nivel nuk dua të bie. Kështu thuhet në sqarimin e drejtuesit të emisionit “Pressing”, Leonard Kërçuki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas…