Kerimi përforcon Drenicën

31 janar 2020 | 19:06

Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut, Vildan Kerim, është ‘veshur’ kuq e zi. 25-vjeçari ka arritur marrëveshje me ekipin deri në përfundim të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi.

Fotografia e FC Drenica - Faqja Zyrtare

Kerim, është paraqitur në shumë ndeshje kryesisht në kampionatin e Turqisë, kurse së fundmi ishte pjesë e FK Skopje në Maqedoninë Veriore.

“Lojtari në fjalë nga e hëna do të jetë nën urdhëratë e trajnerit Sejdiu. Klubi gjatë orëve në vijim do zyrtarizojë edhe dy përforcime tjera, për të kompletuar ekipin”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.02.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…