
Kërkesa e BE-së për formimin e institucioneve, Tahiri: Diplomacia evropiane i kupton pasojat për shtetin tonë
01 tetor 2025
| 17:06
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar kërkesën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, për formim sa më të shpejt të institucioneve.
Ajo ka theksuar se e vlerëson lartë këtë kërkesë.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se zyrtari i lartë evropian i kupton pasojat e vonesës së krijimit të institucioneve.
“Shefi i zyrës së BE-së, Orav po lut politikanët që ta formojnë qeverinë. E vlerësova sepse diplomacia evropiane i kupton pasojat për shtetin tonë”, ka shkruar Tahiri.