Kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtarëve është e papranueshme, pres largimin e barrikadave

12 dhjetor 2022 | 14:13

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës.

Në një shkrim në “Twitter”, Cramoni i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve në Kosovë.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Cramoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Bujar Dugolli Që nga Lufta e Dytë Botërore kur…