Kërkesa për shkarkimin e Metës, sot mblidhet Komisioni hetimor

11 korrik 2019 | 10:56

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta do mblidhet ditën e sotme, për të zhvilluar mbledhjen e parë lidhur me kërkesën e deputetëve socialistë.

Ky komision pritet të vendosë për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit shqiptar pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Pas dekretit të Metës, disa deputetë të Partisë Socialiste kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Kërkesa e tyre u miratua në Kuvend, gjatë seancës të së hënës, me 101 vota pro dhe 6 kundër, raporton “Lapsi.al”.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në…