Kërkesa për shtrentim të rrymës dhe protesta, Abazi: Koston e përcakton qeveria, me veprim apo mosveprim

08 shkurt 2026 | 13:40

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar qeverinë Kurti për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për paralajmërimin e një rritjeje tjetër prej 21.3 për qind, siç është kërkuar nga KESCO.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Abazi ka thënë se përgjegjësia nuk qëndron te KEDS-i apo ZRRE-ja, por te ekzekutivi.

“Ky është dështim i qeverisë. Kosova nuk ka shtuar asnjë kilovat orë në gjenerim dhe po varet nga importi”, ka thënë ai.

Sipas Abazit, rritjet janë “veprime ad hoc dhe arbitrare”, të shkaktuara nga mungesa e strategjisë energjetike.

Ai ka theksuar se protestat duhet të drejtohen te Qeveria dhe jo te institucionet rregullatore, duke shtuar se “KEDS-i shpërndan energji, ndërsa koston e përcakton qeveria me veprim ose mosveprim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superylli brazilian Neymar mund të mbyllë karrierën këtë vit nëse…