Kërkesat e bashkatdhetarëve për energjizimin e objekteve, prioritet i KEDS-it për këtë verë

21 korrik 15:57

Për të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët po kalojnë muajt e verës në vendlindje, KEDS-i ka një lajm të mirë rreth kërkesave të tyre për lidhje të reja.

Kjo do të thotë që të gjithë bashkatdhetarët nga diaspora, të cilët kanë ndërtuar shtëpi të reja apo thjesht kanë nevojë të energjizojnë objektet e tyre me energji elektrike, KEDS-i do ta ketë prioritet plotësimin e këtyre kërkesave.

“E gjitha ajo që duhet të bëni për të parashtruar këto kërkesa, është të paraqiteni në sportelet tona gjatë orarit të punës (prej orës 8:30 deri në 16:30), në distriktin tuaj përkatës, varësisht nga qyteti i cili vini. Vini re se ju duhet ta keni me vete leje-qëndrimin ose pasaportën e shtetit ku jetoni dhe veproni, kjo si dëshmi që lehtëson dhe përshpejton procesin e aplikimit. Për të mësuar më shumë për procedurën e kësaj kërkese, ju lutem lexoni këtë artikull i cili shpjegon lidhjet e Rreja më hollësisht”.

“Po ashtu, nëse vetëm se e keni një llogari të energjisë elektrike në emrin tuaj dhe nuk dini se si ta mirëmbani nga distanca, furnizuesi juaj ka zhvilluar një aplikacion pikërisht për këtë arsye. Për ta mirëmbajtur llogarinë tuaj të energjisë elektrike edhe gjatë kohës kur ju jeni jashtë shtetit, ju mund ta shkarkoni aplikacionin e-Kesco brenda dy minutash, në Apple Store or Google Play dhe pastaj të regjistroheni me shifrën tuaj të konsumatorit, e cila gjendet në faturën tuaj. Ne ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në vendlindje dhe i mirëpresim kërkesat tuaja për lidhje të reja!”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të përballet me…