Kërkohen 13 vjet burg për kritikun e Putinit, ai thotë se s’trembet

16 mars 2022 | 00:06

Kritiku opozitar rus, Alexei Navalny, po përballet me thirrjen nga prokurorët për dënim me 13 vjet burg.

Politikani opozitar është aktualisht në një vend korrektues në kushte të rënda, jashtë Moskës, ku ai tashmë po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë.

Navalny u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor për të cilin ai fajësoi qeverinë ruse.

Në seancën e fundit, prokurorët kanë kërkuar që kritiku i Putinit të dërgohet në një burg të “regjimit të rreptë”, gjë që do të nënkuptone kushte më të ënda se sa ai ndodhet aktualisht

Ndërsa, në fjalën e tij para gjykatës, Navalny tha se nuk do të trembet, edhe nëse dënohet me 113 vjet burg.

“Nuk mund t’i futësh të gjithë në burg. Edhe nëse kërkon 113 vjet, nuk do të më trembësh mua apo të tjerët si unë,” tha Navalny në gjykatë sipas ekipit të tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Navalny akuzohet për mashtrim, ndërsa prokurorja Nadezhda Tikhonova kërkoi që ai të dënohet me 13 vjet burg efektiv dhe dy të tjera me kusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha faqet e ambasadave dhe të konsullatave të Kosovës…