Kërkohet hetim për vdekjen e Naser Makollit, personit që qëndroi me një qeli me Astrit Deharin

14 maj 2020 | 15:10

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit.

Makolli kishte qëndruar në një njëjtën qeli me ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, 34 ditë pas vrasjes së Astritit. Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjes së dyshimit, në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në burgjet e Kosovës.

https://www.facebook.com/tome.gashi.1/posts/2891433420932371

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt  ka njoftuar se të shtunën, më 16…