Kërkohet nga Chelsea dhe PSG-ja, Osimhen: Jam i lumtur në Napoli

31 tetor 2023 | 14:55

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen këmbëngul se është i lumtur në Napoli. Ylli nigerian me “napolitanët” ka kontratë deri në verën e vitit 2025, por ai po kërkohet nga dy gjigantët evropian Chelsea dhe PSG.

“Jam i lumtur te Napoli”, ka thënë Osimhen për mediet italiane.

“Njerëzit nuk e dinë se sa e vështirë është të luash në Serie A. Nga pikëpamja taktike dhe fizike, është një nga ligat më të vështira për të luajtur”, ka theksuar Osimhen.

Ndryshe, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis e ka lënë të hapur mundësinë e shitjes së asit nigerian, por kreu i kamionëve në fuqi të Italisë, kërkon 150 milionë euro për sulmuesin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Panairi i Universiteteve Franceze ka nisur duke u ofruar studentëve…