Kërkohet paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për fajde në Rahovec

22 shkurt 2026 | 20:38

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet M.I., i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Sipas njoftimit, ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari, që nga qershori i vitit 2024 në Rahovec, ka dhënë borxh në shumë prej 7 mijë eurosh, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga gjendja e rëndë financiare e të dëmtuarit H.F. Ky i fundit dyshohet se ka paguar 700 euro në muaj si kamatë, ndërsa deri në nisjen e hetimeve ka paguar gjithsej 14 mijë euro.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari është arrestuar më 21 shkurt 2026 gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, në momentin kur po pranonte 700 euro nga i dëmtuari.

Kërkesa për paraburgim është dorëzuar në Gjykata Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se është e çuditshme…