Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit që shantazhuan një grua në Gjakovë

20 korrik 2025 | 13:33

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve të dyshuar për shantazh ndaj një gruaje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.T., dhe V.H., ditë me parë e deri me datën 18 korrik të koordinuar paraprakisht në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarën B.H., se do të zbulojë diçka në lidhje me të që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj, duke ia kërkuar 5 mijë euro.

“…në atë mënyrë që ditën kritike pasi e pandehura V.H., një javë me parë e kishte telefonuar të dëmtuarën, duke iu drejtuar me fjalët ,, unë kam fakte qe ti ke kaluar me 2 – 3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro këto prova do të ia dërgoj burrit tënd’’, e me pas ditën kritike e kishte telefonuar përsëri duke i thënë ,, a vendose për pare’’ por që e dëmtuara me qellim qe të kuptoj se ç’far po ndodh i përgjigjet ,, po ku donë me ti pru paret a qysh ,, pastaj e pandehura e udhëzon se ,, vjen i bjen në qendrën tregtare V. ne katin e tret lej dikund në tesha me trego ku janë dhe shkoj i marr ’’ por që gjatë kësaj kohe e pandehura mban komunikim vazhdimisht me të pandehurit A.T., duke e informuar për veprimet e saj ku i thotë se ,, jam duke shkuar ne qendrën tregtare V. sepse ajo është duke mi pru paret’’ dhe ai përgjigjet ,, ne rregull edhe unë po nisna’’, ashtu që pasi e dëmtuara i vendos parat ashtu siç kërkon e pandehura në një palë pantallona fermerka të zi, e pandehura kishte shkuar aty bashkë me vajzën e saj (fëmijë 9 vjeçe), duke kontrolluar dhe pasi gjen aty zarfin e merr, e fut në xhep dhe fillon të largohet por që pasi zbret në katin e dytë verën një zyrtar policor dhe tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë të cilën ende nuk e kishte hapur por që aty ndalohet nga zyrtaret policor ku pas pak çastesh arrestohet edhe i pandehuri A.T., i cili kishte ardhur aty”, bëhet e ditur në aktvendim.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të angazhuar në…