Kërkohet përshpejtim i ritmit për përgatitjet për Lojërat Mesdhestare
Kosova po përgatitet për një cikël të gjerë investimesh infrastrukturore në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat pritet të shënojnë një kthesë të rëndësishme për sportin në vend. Institucionet përgjegjëse kanë prezantuar planet dhe dinamikën e realizimit të projekteve kryesore, të cilat përfshijnë objekte të reja sportive, rindërtim dhe modernizim të kapaciteteve ekzistuese, si dhe krijimin e kushteve për organizimin e një ngjarjeje të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Duke folur për vlerën dhe shtrirjen e investimeve, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, ka zbuluar për KosovaPress pikat kyçe infrastrukturore në të cilat do të investohet gjatë vitit 2026.
Në anën tjetër, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka vlerësuar se koha është faktori kyç dhe se viti 2026 duhet të shënojë fillimin konkret të ndërtimit të infrastrukturës sportive.
“Është obligative që 2026-ta të fillon, sepse nuk kemi kohë më…Objektet sportive duhet kohë, të bëhet projekti i tyre, të ndërtohet, edhe të vjen në funksion. Kjo kërkon kohë. Ne nuk kemi kohë të humbim. 2026-ta duhet të jetë vit vendimtar i nisjes të objekteve të reja të cilat janë paraparë të bëhen, por edhe ato të cilat duhet të përmirësohen apo rindërtohen, ato ekzistuese po flas”, thotë Krasniqi.



