Kërkohet siguri më e madhe në komunikacionin rrugor

18 maj 2021 | 16:31

Në kuadër të javës së sigurisë rrugore, të martën vazhduan aktivitetet për javën e sigurisë, të organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AMRKS-në.

Aktiviteti ka vazhduar me bartjen e pllakateve nga disa nxënës të shkollave fillore me “Love 30”, për të sensibilizuar qytetarët se kjo shpejtësi duhet që të aplikohet në pjesët urbane afër shkollave dhe qendrave të tjera të frekuentuara.

Për t’u njohur më për së afërmi, me këtë në bashkëpunim me zyrtarët policor të Policisë së Kosovës, u ndalën disa automjete dhe qytetarëve iu bë ditur kjo si dhe iu shpërndanë maska me logon “ Love 30”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrja në kampionatin evropian është një ëndërr për futbollistët. Disa…