KES propozoi pagën minimale prej 250 eurosh

28 dhjetor 2017 | 17:27

Për herë të parë që nga viti 2011, te enjten është paraqitur propozimi nga Këshilli Ekonomiko Social (KES), për ndryshimin e pagës minimale. Punëtorëve që deri sot e kanë pasur rrogën minimale 130 gjegjësishtë 170, pritët ta  kenë 250.

Në takimin e sotëm të KES, të drejtuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica u shqyrtua propozimi i Komisionit për Financa, Ekonomi dhe Privatizim, për rritjen e pagës minimale, bazuar në kriteret e përcaktuara në udhëzimin administrativ për plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ nr.09/2013, për përcaktimin e kritereve për përcaktimin e pagës minimale.

Propozimi mori miratimin e të gjithë parterëve të KES dhe ai do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim.

“Pas gjashtë vitesh anëtarët e BSPK-së në KES në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancës Kosovare të Biznesit sot arritën që t’i propozojnë Qeverisë që të merr vendim që ë minimale për virin 2018 të jetë 250 euro në muaj. BSPK i përgëzon anëtarët e vet në KES e gjithashtu i falënderon edhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe të Bizneseve në KES për punën e palodhshme që kanë bërë për të arritur këtë marrëveshje. Punëtorëve që deri sot e kanë pasur rrogën minimale 130 gjegjësishtë 170, tash do ta kenë 250′, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Elioti deri te Steineri, Debordi e Marteli, disa ide…