KESCO i bashkohet Rrjetit CSR Kosova

13 qershor 2025 | 16:39

KESCO ka kënaqësinë të njoftojë anëtarësimin e saj në Rrjetin CSR Kosova, duke forcuar përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi të zgjeruar ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Si një nga aktorët kryesorë të sektorit energjetik në vend, KESCO vazhdimisht synon të udhëheqë me inovacion, efikasitet dhe përkushtim për të integruar burimet e ripërtëritshme të energjisë në operacionet tona. Me fokus të veçantë në transformimin digjital, ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, KESCO kontribuon aktivisht në tranzicionin e gjelbër të Kosovës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Përveç komponentëve mjedisorë dhe teknologjikë, qëndrueshmëria për KESCO nënkupton edhe përkushtim ndaj barazisë gjinore, edukimit të brezave të rinj dhe zhvillimit profesional, si pjesë e përgjegjësisë sonë më të gjerë sociale.

Rudina Heroi-Puka, Zëvendës Kryeshefe Ekzekutive e KESCO tha se anëtarësimi në CSR Kosova është hap i natyrshëm në rrugëtimin tonë drejt qëndrueshmërisë.

“Anëtarësimi në Rrjetin CSR Kosova është një hap i natyrshëm në rrugëtimin tonë drejt qëndrueshmërisë afatgjatë. Ky bashkëpunim do të na mundësojë të kontribuojmë në mënyrë më të strukturuar në nisma që përkrahin zhvillimin gjithëpërfshirës, mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e energjisë së pastër në Kosovë. Ne besojmë se sektori i energjisë ka një rol thelbësor në këtë transformim dhe jemi të përkushtuar që të jemi pjesë aktive e këtij ndryshimi pozitiv”, tha ajo.

Ndërkaq, Zana Bajrami-Rama, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, tha se KESCO si një nga liderët e qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë, po jep një shembull të fuqishëm se si ky sektor mund dhe duhet të udhëheqë tranzicionin e gjelbër të Kosovës.

“Si një nga liderët e qëndrueshmërisë në sektorin e energjisë, KESCO po jep një shembull të fuqishëm se si ky sektor mund dhe duhet të udhëheqë tranzicionin e gjelbër të Kosovës. Sektori I energjisë është shtylla kyçe për arritjen e objektivave klimatike, dekarbonizimin e ekonomisë dhe krijimin e vlerës afatgjatë për shoqërinë. Lidershipi i KESCO-s sjell vizion dhe ndikim real në përpjekjet tona të përbashkëta”, tha ajo.

Përmes këtij partneriteti, KESCO i bashkohet një komuniteti të gjerë të bizneseve që ndajnë të njëjtin vizion për një ekonomi më të gjelbër, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i praktikave të mira përmes rrjeteve si CSR Kosova do të përshpejtojë rrugën drejt qëndrueshmërisë dhe impaktit të qëndrueshëm social dhe mjedisor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Muqaj, një i emëruar në prill të këtij viti…