KESCO po e mban Kosovën në errësirë. Bizneset në humnerë, qytetarët të dëmtuar edhe në 2026

14 janar 2026 | 16:13

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se ndërprerjet e shpeshta dhe të papërgjegjshme të energjisë elektrike janë të papranueshme dhe skandaloze.

Sipas tij, KESCO po e mban Kosovën në errësirë, bizneset janë në humnerë e qytetarët të dëmtuar edhe në 2026-n

“Ndërprerjet e shpeshta dhe të papërgjegjshme të energjisë elektrike janë të papranueshme dhe skandaloze. Bizneset po humbin mijëra euro çdo ditë, prodhimi po ndalet, shërbimet po dështojnë, ndërsa qytetarëve po ju prishet ushqimi në frigoriferë. KESCO/ZRRE dhe KEK si institucione përgjegjëse duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë kaos energjetik. Energjia elektrike nuk është luks, por shërbim bazik! AKB kërkon ndërprerje të menjëhershme të shkyçjeve, transparencë dhe llogaridhënie, furnizim të qëndrueshëm dhe kompensim për dëmet e shkaktuara. Nëse kjo situatë vazhdon, AKB do të reagojë fuqishëm dhe publikisht”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën…