KESCO u kërkon kujdes qytetarëve nga SMS-të që po dërgohen në rrjete sociale

07 mars 2025 | 14:27

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka bërë thirrje për kujdes lidhur me një mesazh që po u dërgohet qytetarëve në telefon.

Përmes një komunikate për media KESCO ka sqaruar se mesazhi me titullin “Njoftim urgjent për pagesë”, nuk është nga kompania, por është një mashtrim.

“Ju lutemi t’i verifikoni këto SMS që për qëllim kanë mashtrimin, dhe të gjitha pagesat t’i kryeni përmes kanaleve zyrtare të KESCO, si aplikacioni eKesco, arkat nëpër qendrat tona, platforma eKosova, si dhe bankat e institucionet mikrofinanciare”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova,…