KESCO udhëheq në bashkëpunimet me biznese në tregun e hapur të energjisë

04 gusht 2025 | 16:28

KESCO vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për bizneset që operojnë në tregun e hapur të energjisë në Kosovë, duke dëshmuar besueshmëri, përvojë dhe angazhim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente.

Deri më tani janë nënshkruar 250 kontrata me biznese të ndryshme, të cilat kanë zgjedhur KESCO si partner të besueshëm për furnizim me energji elektrike në këtë fazë të rëndësishme tranzicioni.

Siguria, transparenca dhe përvoja janë ndër arsyet kryesore që kanë shtyrë bizneset të besojnë në modelin që ofron KESCO.
Si kompania me përvojën më të gjatë në furnizim dhe tregtim të energjisë elektrike në vend, KESCO ofron staf të specializuar dhe qasje transparente për çdo konsumator.

KESCO mbetet e përkushtuar të jetë adresë e sigurt për çdo biznes që kërkon stabilitet dhe siguri në furnizim.

Për më shumë informata apo për të kërkuar ofertën tuaj: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë) është parashikuar depërtimi i një cikloni të…