
Këshilla e IKShP-së: Nga ora 9:00 deri në 17:00, kujdes nga rrezet e diellit
22 qershor 2021
| 15:13
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga ora 9:00 deri në 17:00 qytetarët që kanë probleme shëndetësore mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.