Këshilla e specialistëve për koronavirusin: Ndiqni mjekët, jo rrjetet sociale

24 shkurt 2020 | 16:46

Mjeku i njohur infeksionist dhe shefi i Departamentit të Shërbimit Infektiv në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Arjan Haxhi ka rekomanduar se si mund të mbrohemi në mënyrë individuale nga koronavirusi.

Rekomandimi i parë i tij është të mos bëhet panik! Profesor Harxhi ka thënë se higjiena personale si masë tepër të rëndësishme.

Por kujdes, në këtë periudhë është mirë që pavarësisht dashurisë për njëri-tjetrin të mos takohemi me të puthur. Profesor Harxhi ka rekomanduar të mos kemi kontakt me kafshët edhe pse nuk është provuar transmetimi i virusit prej tyre.

Ndërkohë që dhe një ushqim i shëndetshëm, i pasur me vitaminë C dhe jo vetëm do të ishte një masë e shtuar .

I pyetur në lidhje me rendjen e qytetarëve për maska duke i boshatisur ato, Harxhi ka thënë se maskat nuk mbrojnë.

Në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, por edhe pse pritet të kemi, duhet të ndjekim vetëm profesionistë të shëndetit dhe jo rrjetet sociale apo ata që përhapin panik. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shtimit të kontrolleve nga policia kufitare, në pikëkalimin kufitar…