Këshilla për pushuesit që shkojnë në det

29 qershor 2025 | 14:41

“Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas IKShPK-së, pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

•Përdorni krem mbrojtës nga dielli- Mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

•Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

•Mbani syze dielli! Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.

•Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.

•Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.

•Mos harroni kapelën tuaj!- Mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën…