Këshilli Ekzekutiv i FFK-së fokusohet te faza ‘play-off’ e Botërorit

24 nëntor 2025 | 15:28

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ka njoftuar FFK të hënën.

Gjatë këtij takimi është analizuar rrjedha e garave në të gjitha rangjet dhe u shqyrtuan një sërë kërkesash dhe propozimesh të paraqitura nga klubet e futbollit, me synim analizimin e sfidave, nevojave dhe prioriteteve të tyre për vazhdimin e punës dhe zhvillimin e garave.

“Po ashtu, KE diskutoi dhe vlerësoi paraqitjet e ekipeve kombëtare, veçanërisht të Kombëtares A, duke konstatuar se kualifikimi në ‘play-off’ të Botërorit 2026 përbën një arritje tejet të rëndësishme për futbollin e Kosovës dhe për progresin e kombëtares sonë. U theksua se fokusi në vijim duhet të jetë tek dy ndeshjet e ‘play-off’0-it, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ”, ka njoftuar FFK-ja.

KE-ja ka miratuar vazhdimin e investimeve kapitale në infrastrukturë në të gjitha rajonet e vendit, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe avancimin e mëtejshëm të futbollit vendor.

Në fund, Komiteti Ekzekutiv  i FFK-së ka vendosur për grupin punues të ceremonisë tradicionale të shpalljes së më të mirëve “Laureatët e vitit 2025”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se në…