Këshilli i Evropës përkrah Asociacionin e Komunave të Kosovës

26 gusht 2021 | 13:19

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ky takim është organizuar si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës me Këshillin e Evropës.

Në këtë takim u bisedua për projektin “Promovimi i Demokracisë Lokale”, i cili është duke u zbatuar nga ekipi i Këshillit të Evropës, zyra në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, si partner kryesor.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Power ka theksuar se është jashtëzakonisht i kënaqur me bashkëpunimin me AKK-në dhe shpreson që një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër Ibrahimi ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunim dhe ka theksuar që për AKK-në është jetike bashkëpunimi me Këshillin e Evropës, për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë lokale në Kosovë.

Duhet theksuar që AKK-ja është në cilësinë e vëzhguesit në Kongresin e Pushtetit lokal të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Bogdan Kauka i SR Brasov është bërë protagonist absolut…