Këshilli i Evropës publikon agjendën e Samitit të BE-së

14 maj 2025 | 08:47

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në Tiranë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet të premten, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Këshilli i Europës ka publikuar agjendën e Samitit, që siç thotë është i organizuar nga nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ky aktivitet do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë Evropa në Tiranë. Tema e takimit është “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre.” thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka pritur në takim, me…