Këshilli i Përgjithshëm, “Presidenti” e mbledh partinë e Kurtit
01 mars 2026
| 12:20
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të mblidhet pas pak, ku pritet të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.
Kështu ka bërë të ditur shefi i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi që pati dje me kreun e Partisë Demokratike, Bedri Hamzën.
Kurti deklaroi se pritet të ketë edhe një propozim nga ky subjekt për shef të shtetit.
Gazetari i Klan Kosova, Flamur Gajtani, po raporton drejtpërdrejt nga vendi, teksa tha se ende nuk kanë arritur të gjithë nga ky subjekt politik.
“Brenda akoma nuk është mbushur me delegatët e kësaj partie, ku përfshihen deputetë nga ky subjekt dhe po ashtu edhe përfaqësues nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës nga ky subjekt politik”, tha ai.



