Këshilli Prokurorial i Kosovës mban nesër mbledhje të jashtëzakonshme

15 mars 2026 | 08:11

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë nesër një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila pritet të nisë në orën 09:30.

Sipas agjendës së publikuar, në fillim të takimit do të bëhet miratimi i rendit të ditës. Më pas, anëtarët e Këshillit do të njoftohen për dorëheqjen e prokurorit Jeton Koca nga pozita e prokurorit të shtetit.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Këshilli pritet gjithashtu të shqyrtojë edhe themelimin e Panelit Hetimor AD.nr.04/2026, i cili lidhet me një rast që përfshin një prokuror në Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Mbledhja pritet të trajtojë këto dy pika të rëndësishme në rendin e ditës dhe të vendosë për hapat e mëtejmë lidhur me to.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënua nga Gjykata e…