Këshilli Shqiptar në Norvegji proteston ndaj pritjes ceremoniale që do t’i bëhet presidentit Vuçiq në Mbretërinë e Norvegjisë

26 nëntor 2022 | 18:37

Këshilli Shqiptar në Norvegji me anë të një letër-proteste, në gjuhën shqipe dhe norvegjeze, ka reaguar ndaj pritjes ceremoniale që do t’i bëhet presidentit serb Aleksandër Vuqiq në Mbretërinë e Norvegjisë më 28 nëntor.
Po ky këshill, para pak çastesh, ka njoftuar se mediet në norvegji po raportojnë se mbreti Harald është sëmur dhe s’do të ketë mundësi ta presë Vuçiqin.

Këshilli Shqiptar në Norvegji

Administrata Mbretërore

Pallati Mbretëror

Postboks 1 Vika

0010 Oslo

 

[email protected]

25.11.2022

Jemi në dijeni se Norvegjia do ta mirëpresë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një pritje të planifikuar nga Madhëria e Tij, Mbreti, në audiencë, më 28 nëntor 2022, nga ora 13:45.

Ne jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin shumëvjeçar të Norvegjisë në Ballkan, ku Norvegjia ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes, sidomos në ish-Jugosllavi.

Është gjithashtu e një rëndësie të madhe që edhe sot Norvegjia vazhdon të ndihmojë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin ndërkombëtar të Norvegjisë, ne besojmë se është koha për të bërë një hap më tej në kursin politik të Norvegjisë ndaj Serbisë. Norvegjia ka mirëmbajtur marrëdhëniet e saj politike me Serbinë me vite, me synim të neutralizimit dhe normalizimit të vendit. Përkundër kësaj, Serbia si shtet ka vazhduar dhe ka forcuar mbështetjen dhe lidhjet e ngushta me Rusinë, edhe pas luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Madje Serbia fare nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj territoriale për të marrë nën kontroll zona që sot ndodhen jashtë kufijve të shtetit të Serbisë.

Siç dihet, shteti i Serbisë ka qenë iniciator i disa luftërave në Ballkan gjatë rreth 30 vjetëve të fundit dhe është burim destabilizimi në rajon edhe sot e kësaj dite. Roli i Serbisë çoi jo vetëm në shpërbërjen e Jugosllavisë, por edhe në konflikte që mbeten ende të pazgjidhura, për shkak se, pas përfundimit të luftës, Serbia ka siguruar kontroll të gjerë dhe të paligjshëm, ndër të tjera, mbi Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe ndarjes imponuese të komunave në bazë të përkatësisë etnike dhe ekstraterritoriale në Kosovë.

Sot presidenti Vuçiq vazhdon një politikë destruktive në Kosovë ku i trajton qytetarët vetëm në bazë të përkatësisë së tyre etnike, duke shkatërruar mundësitë e serbëve të Kosovës, shqiptarëve dhe komuniteteve për të jetuar një jetë të mirë. Në vend që t’i lejojë serbët në Kosovë të integrohen dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, Serbia e Vuçiqit në mënyrë aktive i parandalon proceset e tilla me propagandë, dhunë dhe kërcënime ndaj serbëve që nuk i binden institucioneve ilegale paralele të Serbisë në Kosovë. Synimi kryesor i Serbisë është kontrolli mbi territorin dhe ka treguar se mirëqenia e serbëve të Kosovës ka pak rëndësi.

Në të njëjtën kohë, shumë shqiptarë që janë shtetas të Serbisë fshihen nga regjistrat e adresave komunale, detyrohen të ndryshojnë mbiemrat e tyre dhe u mohohen të njëjtat përfitime që gëzojnë serbët në Serbi. Opozita e zakonshme është gjithashtu e shtypur në mënyrë aktive në Serbi, me dhunë, kërcënime dhe presione, ndërsa mediet synojnë të promovojnë kauzën e regjimit të Vuçiqit.

Kjo politikë e përqendruar etnikisht, shtypëse dhe ekspansive territoriale i ngjan asaj të regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën, e sidomos me atë të aleatit të ngushtë të Serbisë, Rusisë.

Kjo përkundër një të kaluarës ku Serbia kurrë nuk i ka njohur krimet e luftës që kishte bërë në Kosovë, ku shteti i Serbisë dhe forcat e tyre paramilitare ishin përgjegjës për vrasjen e mbi 15 000 civilëve, përdhunimin e mbi 20,000 grave dhe shkatërrimin e më shumë se 120 000 shtëpive. Sot, 23 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, Serbia refuzon të dorëzojë informacione për dhe eshtrat e 1620 personave në Kosovë, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.

Vlen të theksohet mbështetja e parezervë e Serbisë për Vladimir Putinin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Edhe pse Serbia mundohet të jetë retorikisht më e përmbajtur në mbështetjen e saj për Rusinë, mbështetja aktuale politike, ekonomike dhe materiale e Serbisë dhe lidhjet e pathyeshme me Rusinë flasin vetë. Fakti që shteti i Serbisë, me Aleksandër Vuçiqin në krye të shtetit, është një nga mbështetësit kryesorë të Rusisë, tregon qartë se është koha që politika e Norvegjisë ndaj Serbisë të ndryshojë kurs.

Përpjekjet për ta afruar Serbinë me Perëndimin pa vendosjen e kushteve, kanë dështuar. Serbia ka dëshmuar se nuk mund të ndikohet nga vende të tjera përveç Rusisë. Në një situatë ku tensionet po rriten sërish në rajon dhe Serbia po tregon sërish gatishmërinë për të përdorur dhunën, qasja e Norvegjisë duhet të ndryshojë për të rritur mundësitë për paqe të qëndrueshme.

Si një komb i paqes, Norvegjia është në pozicion të përshtatshëm për të bërë kërkesa ndaj Serbisë. Pa ndërprerjen e lidhjeve të Serbisë me Rusinë, reformimin në një demokraci të mirëfilltë liberale dhe frenimin e luftënxitjes së saj, vendi nuk është ‘normal’ dhe nuk duhet të trajtohet si i tillë. Fakti që Norvegjia tani i bën një pritje kaq të nderuar presidentit serb, pa asnjë kusht paraprak, krijon pasiguri dhe frikë në rajon dhe zhgënjim të rolit të Norvegjisë si një komb paqeje dhe paqebërës. Zhvillimi i mirëfilltë paqësor në rajon varet nga Perëndimi në përgjithësi, dhe Norvegjia në veçanti, duke ndryshuar kursin e saj drejt Serbisë. Në mungesë të kushteve dhe pritjeve perëndimore për ndryshim në Serbi, fatkeqësisht ka pak shpresë për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Ballkan.

Duke i pasur këto parasysh, kërkojmë që, si hap të parë dhe simbolikë të rëndësishme, Lartmadhëria e Tij Mbreti të anulon takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Jemi të gatshëm të takohemi për një diskutim se si Norvegjia mund të ndryshojë kursin e saj politik ndaj Serbisë.

 

Me nderime,

Këshilli Shqiptar në Norvegji (KShN)*

 

Kryesia e përkohshme

Alush Baliqi

Fehmi Bekteshi

Bashkim Hadërgjonaj

Metush Bajrami

 

Personi kontaktues:

Nufri Lekaj, tel. 90038098

 

*KShN përbëhet nga 17 organizata shqiptare në Norvegji

 

Letra në gjuhën norvegjeze

Albansk Råd i Norge

 

Det Kongelige Hoff

Det Kongelige Slott

Postboks 1 Vika

0010 Oslo

[email protected]

25.11.2022

 

Vi er kjent med at Norge vil ta i mot Serbias president Aleksandar Vucic, med en planlagt mottagelse hos H.M. Kongen i audiens den 28. november 2022 fra kl 13:45.

Vi er evig takknemlige for Norges mangeårige bidrag til Balkan, der Norge har spilt en viktig rolle i konfliktløsning og fredsbygging, ikke minst i det tidligere Jugoslavia.

Det har også stor betydning at Norge også i dag fortsetter å bistå med et slikt arbeid i forholdet mellom Kosovo og Serbia.

Gitt Norges internasjonale betydning og rolle mener vi det er tid for å ta ett skritt videre i landets politiske kurs overfor Serbia. Norge har lenge holdt ved like sine politiske forbindelser til Serbia, med det antatte formål å nøytralisere og normalisere landet. Til tross for dette har Serbia som stat fortsatt, og styrket, sin støtte og sine nære bånd til Russland, selv etter Russlands angrepskrig mot Ukraina. Serbia har heller ikke gitt opp sine territorielle ambisjoner om å overta områder som i dag ligger utenfor statens Serbias grenser.

Som kjent har staten Serbia vært pådriver for flere kriger på Balkan i løpet av de siste drøye 30 årene, og er en kilde til destabilisering i regionen den dag i dag. Serbias rolle førte ikke bare til Jugoslavias oppløsning, men også til konflikter som fortsatt forblir uløst. Dette fordi Serbia etter krigenes slutt har sørget for utstrakt og illegitim kontroll over blant annet Republika Srpska i Bosnia og Hercegovina, og tvangsoppdelte kommuner basert på etnisitet og eksterritorielle områder i Kosovo.

I dag viderefører president Vucic en destruktiv politikk i Kosovo som ser mennesker kun i kraft av sin etnisitet, og ødelegger for innbyggerne – Kosovos serbere, albanere, og andre gruppers sjanser til å leve gode liv. I stedet for å la serbere i Kosovo integreres og samarbeide med Kosovos institusjoner, forhindrer Vucics Serbia aktivt slike prosesser med propaganda, vold og trusler mot serbere som ikke adlyder staten Serbia sine ulovlige parallellinstitusjoner i Kosovo. Serbias hovedintensjon er kontroll over territorium, og har demonstrert at kosovo-serbernes velferd er lite viktig.

Samtidig blir de mange albanere som er borgere i Serbia slettet fra kommunale adresseregistre, tvunget til å endre etternavn, og nektet de samme godene som serbere i Serbia har. Også den ordinære opposisjonen blir aktivt undertrykket i Serbia, med vold, trusler, og press, mens media intensjonelt ensrettes for å fremme Vucic-regimets sak.

Denne etnisk sentrerte, repressive og territorielt ekspansive politikken ligner den til andre autoritære regimer verden over, ikke minst den til Serbias nære allierte, Russland.

Dette mot et bakteppe der Serbia aldri har anerkjent krigsforbrytelsene landet stod bak i Kosovo der staten Serbia og deres paramilitære styrker stod for drap av over 15 000 sivile, voldtekt av 20 000 kvinner, og ødeleggelse av mer enn 120 000 hjem. I dag, 23 år etter at krigen i Kosovo ble avsluttet, nekter Serbia å utlevere verken informasjon om eller levningene etter, 1 620 personer i Kosovo, deriblant barn, kvinner og eldre.

Det er verdt å understreke Serbias uforbeholdne støtte til Russlands Vladimir Putin i den pågående krigen i Ukraina. Selv om Serbia i blant retorisk er mer tilbakeholden i sin støtte til Russland, taler Serbias faktiske politiske, økonomiske og materielle støtte og ubristelige bånd til Russland for seg selv. At staten Serbia, med Aleksandar Vucic som statsoverhode, er en av Russlands aller fremste støttespillere viser med all tydelighet det er på tide at Norges politikk ovenfor Serbia skifter kurs.

Forsøkene på å føre Serbia nærmere Vesten uten å stille krav har feilet. Serbia har utvetydig demonstrert at det ikke lar seg påvirke av andre land enn Russland. I en situasjon hvor spenningene igjen stiger i regionen, og Serbia igjen antyder vilje til å ty til vold, må Norges tilnærming endres for å øke sjansene for varig fred.

Norge som fredsnasjon er særs velplassert til å stille krav til Serbia. Uten at Serbia kutter sine bånd til Russland, reformeres til et genuint liberalt demokrati og avstår fra sin krigshissing, er ikke landet ‘normalt’ og bør heller ikke behandles slik. At Norge nå betingelsesløst gir den serbiske presidenten en slik ærefull mottagelse, skaper dette uro og frykt i regionen, og skuffelse overfor Norges rolle som fredsnasjon og fredsskaper. En genuin fredelig utvikling i regionen er avhengig av at Vesten generelt og Norge spesielt, endrer sin kurs ovenfor Serbia. I fraværet av vestlige krav eller forventninger om endring i Serbia, er det dessverre lite håp for varig fred og utvikling på Balkan.

I lys av dette ber vi som et første og symbolsk viktig skritt om at H.M. Kongen avlyser møtet med Serbias president Aleksandar Vucic. Vi møter gjerne til samtale om hvordan Norge kan endre politisk kurs overfor Serbia.

 

Med vennlig hilsen

 

Albansk Råd i Norge*

 

Interimstyre

 

Alush Baliqi

Fehmi Bekteshi

Bashkim Hadergjonaj

Metush Bajrami

 

Kontakt person:

Nufri Lekaj, tel. 90038098, epost: [email protected]

 

*ARN består av 17 organisasjoner i Norge

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Foli për Kantin, si për naj shok…