
Këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria Hoti nuk është legjitime
02 qershor 2020
| 12:55
Një ditë para votimit të Qeverisë Hoti, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, ka deklaruar se qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime.
“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.