Këshilltari i Osmanit: Do ta kalonim pragun zgjedhor edhe pa LV-në

15 janar 2021 | 09:33

Këshilltari i u.d të Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka folur për bashkëpunimin mes iniciativës së Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se edhe po të shkonte e vetme në zgjedhje, iniciativa “Guxo” e Osmanit do të kalonte padyshim pragun zgjedhor.

Madje ka thënë se sipas llogaritjeve, kjo listë do të fitonte deri në 8%.

“Kalimi i pragut për ne nuk ka qenë problem, ne kemi llogaritur deri në 8% dhe këtë po ua them që të jem korrekt me ju dhe opinionin. Por, sipas ekspertëve që kanë qenë të angazhuar është llogaritur që në rast se Osmani bashkohet me Kurtin, atëherë do të rritet edhe më shumë entuziazmi për ndryshim…”, ka thënë Peci në Kanal10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raif Hasani B.I shpall të pavlefshme certifikaten e biznesit me…