Këshilltari i Osmanit i reagon Shenoll Muharremit që e kritikoi për vizitën te Faton Peci
Këshilltari për medie i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i ka reaguar analistit Shenoll Muharremi, për vizitën e Osmanit te Faton Peci në Mitrovicë.
“Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër”, ka shkruar ndër të tjerash Muharremi.
Kupina ka thënë se kjo është “tërësisht e pavërtetë”.
Ai ka thënë se Osmani ka qenë në Dragash që udhëhiqet nga LDK-ja, në Ferizaj ku kryetari është nga PDK-ja dhe në Gjilan te Alban Hyseni i LV-së.
“I nderuar, Shenoll Muharremi, reagimi juaj ndaj vizitës së presidentes Osmani në Mitrovicë, nuk është as kritikë, e as shqetësim kushtetues, por konstatim i paqëndrueshëm. Të thuash se presidentja ‘nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër’, është tërësisht e pavëretë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje”, ka shkuar Kupina në “Facebook”.



