Këshilltari i Trumpit: Mezi presim diskutimet për dialogun Kosovë-Serbi
Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka konfirmuar se së bashku me Richard Grenell, do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
”Jam i kënaqur që do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë ai.
”Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, deklaron O’Brien.
Emisari Special Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C.
Ndërsa Robert Charles O’Brien është avokat amerikan që aktualisht po shërben si Këshilltari i 28-të i Sigurimit Kombëtar i Shteteve të Bashkuara.
Ai është personi i katërt që mban atë pozicion gjatë Presidencës së Donald Trump.
“I am pleased to host the leaders of Serbia and Kosovo with @RichardGrenell at the White House. The United States is looking forward to these important discussions.” – NSA Robert O’Brien https://t.co/39hPbXJkXh
— NSC 45 Archived (@WHNSC45) June 16, 2020



