Kështu do të jetë moti dhe temperaturat në dy ditët në vijim

27 janar 2022 | 16:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Sipas IHMK-së, vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar (ditën e premte).

“Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë celsius. Ky ndryshim i temperaturave do të krijoj kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, me bashkëpunëtorë ka zhvilluar sot…