Kështu do të jetë moti nesër dhe pasnesër

23 mars 2021 | 16:36

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri -2 gradë celsius,  ndërsa temperaturat maksimale nga  3 deri në 6 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 24-25.03.2021. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius. Ndërsa maksimalet 3-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Utah Jazz konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit…